Drejtori i shërbimit zjarrfikës të Cërrikut, Artion Taci, ka rënë në prangat e Policisë. Sipas burimeve Artion Taci akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe për “krim zgjedhor”. Mësohet po ashtu se arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit dhe është bërë nga nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore.
Po ashtu në pranga kanë rënë edhe Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Artjon Taçi.
Bëhet me dije se drejtori dhe vartësit e tij kanë dhënë vërtetime false për subjektet që kishin detyrime dhe kanë marrë pjesë aktive në zgjedhje, në një kohë që e kanë pasur të ndaluar.