BallinaSportLIVE PARTIZANI-ASTANA/ Nis dueli për historinë, të kuqtë synojnë përmbysjen e madhe

LIVE PARTIZANI-ASTANA/ Nis dueli për historinë, të kuqtë synojnë përmbysjen e madhe

Partizani kërkon sot ndaj Astanës përmbysjen historike, për të siguruar një vend në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekiç, duhet të përmbysë humbjen 1-0 të sfidës së parë në Kazakistan, për të arritur objektivin historik për të kuqtë.

Trajneri ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjen e parë, duke kthyer Atanaskoskin në rreshtim pasi i mbaroi pezullimi, por edhe duke ulur Taipin në stol, bashkë me Grezdën. Në stol është edhe Mba, pasi vendin në vijën e sulmit nga minuta e parë e merr Bintsuka.

LIVE PARTIZANI-ASTANA 0-0

NGJARJET KRYESORE

5’ Rrapaj tenton që të hyjë në zonë dhe pastaj rrëzohet, gjyqtari nuk heziton që t’i tregojë të verdhin për simulim.

5’ Miqtë kanë më shumë kontrollin e topit në këto momente, por të kuqtë nuk lejojnë asnjë hapësirë.

2’ Ndeshja nis me ritëm e luftë, pasi Koçijan dhe Murataj shkaktojnë faulle në mesfushë për të ndalur iniciativën e miqve.

1’ Nis dueli në ”Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Koçijan, Atanaskoski, Bilali, Meget, Rrapaj, Murataj, Cara, Bintsuka.
Trajner: Z. Zekiç.

ASTANA: Çondriç, Bejsebekov, Maroçkin, Amanoviç, Hovhanisian, Ebong, Lonçar, Ourega, Vorogovski, Tomasov, Darboe.
Trajner: G. Babajan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular