UEFA zhvillon sot në sallën “Grimaldi Forum” në Monako ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve për këtë edicion i cili kulmon me finalen në Londër. Tanimë dihen të 32 skuadrat pjesëmarrëse dhe shorti ka përcaktuar edhe ndarjet në grupe, që tregojnnë rrugëtimin fillestar drejt finales së 1 qershorit.
Shorti ka përcaktuar një “grup ferri” dhe është ai F ku rreshtohen PSG, Borusia Dortmund, Mian dhe Njukasëll. Padyshim që garantohet spektakël në çdo ndeshje, por kjo njëkohësisht do të thotë se dy nga këto ekipe nuk do të vazhdojnë më tej në këtë turne.
Sigurisht, ka përballje shumë interesante edhe në grupe të tjera. Duke filluar nga ai A, ku janë Bajern Mynih, Mançester Junajtid si dhe Gallatasaraj me shumë ambicie. Napoli do të ketë një përballje spektakolare gjithashtu me Real Madridin në të njëjtin grup, duke kthyer Karlo Ançelotin si kundërshtar te klubi që drejtoi disa vite më parë.
Interi ka shmangur gjigandët, teksa shorti ei ka vënë në grup kundër Benfikës, Salcburgut e Real Sociedadit.
Ndërkaq, Mançester Siti do të jetë skuadra e madhe ndaj të cilës do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij afrim më i ri i kombëtares shqiptare, Arbnor Muja me Antverpën.
SHORTI
GRUPI A: Bajern Mynih, Mançester Junajtid, Kopenhagë, Gallatasaraj
GRUPI B: Sevilja, Arsenal, PSV, Lens
GRUPI C: Napoli, Real Madrid, Braga, Union Berlin
GRUPI D: Benfika, Inter, RB Salcburg, Real Sociedad
GRUPI E: Fejnord, Atletiko Madrid, Lacio, Sëlltik
GRUPI F: PSG, Borusia Dortmund, Milan, Njukasëll
GRUPI G: Mançester Siti, RB Lajpcig, Crvena Zvezda, Jang Bojs
GRUPI H: Barcelona, Porto, Shakhtar Donjetck, Antverp
NDARJA NE VAZO
VAZO 1
Mançester Siti, Sevilja, Barcelona, Napoli, Bajern Mynih, PSG, Benfika, Fejenord
VAZO 2
Real Madrid, Mançester Junajtid, Inter, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, RB Lajpcig, Porto, Arsenal
VAZO 3
Shakhtar Donjetck, RB Salcburg, Milan, Braga, PSV, Lacio, Crvena Zvezda, Kopenhagë
VAZO 4
Jang Bojs, Real Sociedad, Gallatasaraj, Sëlltik, Njukasëll, Union Berlin, Antverp, Lens