BallinaKryesoreTensionet në Veri/ Osmani takim kongresmenin Turner: Kosova ka bërë shumë për...

Tensionet në Veri/ Osmani takim kongresmenin Turner: Kosova ka bërë shumë për shtensionimin e situatës. Serbia e ka destabilizuar përmes “bandave kriminale

spot_img
spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gjatë një takimi me kongresmenin amerikan, Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin e saj përmes “bandave kriminale”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Osmani e priti Turnerin në një takim më 31 gusht në Prishtinë, ku e ritheksoi “rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, sipas një njoftimi të Presidencës.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në maj të këtij viti, pasi banorët e komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – e kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunave. Banorët e këtyre komunave me shumicë serbe protestuan me javë para ndërtesave dhe me raste situata u përshkallëzua në dhunë.

Në korrik, Kosova u pajtua për hapat për shtensionimin e situatës pas kërkesave nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, duke e zvogëluar në 25 për qind praninë e Policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, si dhe për riorganizimin e zgjedhjeve në këto katër komuna.

Turneri vjen në Kosovë një ditë pasi e vizitoi Beogradin, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet SHBA-Serbi dhe si për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, raportet e Kosovës me SHBA-të, presidentja Osmani i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale “ndaj ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit”, thuhet në njoftim.

“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka tha Osmani.

Ajo e njoftoi kongresmenin Turner se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera, sipas Presidencës.

Osmani përmendi edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale.

Ajo e theksoi edhe bashkëpunimin e ngushtë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon, thuhet në njoftim./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular