“Aplikacioni SKY”/Federalët belgë marrin në pyetje gazetarin Artan Hoxha: Ka brenda plot politikanë dhe zyrtarë shqiptarë!

0
362

Gazetarin Artan Hoxha e ka thirrur policia gjyqësore belge për çështjen e informacionit, që është zbuluar nga aplikacioni SKY për krimin e organizuar.

Lajmin e konfirmon vetë Hoxha, duke shtuar se nga hetimi i bisedave “pa dashje” përveç eksponentëve të krimit të organizuar, dalin politikanë dhe funksionarë të rëndësishëm në Shqipëri.

Reagimi i Artan Hoxhës

Rikthim pas me shume 14 muajsh në zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes…
Keta shejtaner mbajne shenim çdo gje dhe kane memorie te forte…
E kishin rregjistruar, qe 3 vite me pare, pata denoncuar ne median britanike Daily Express, se narkotrafikantet dhe krimi i organizuar shqiptar, per te shmangur gjurmimin e agjensive europiane te ligjit, po perdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.
I kane mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar ne rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plote, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojne.
Gjithsesi, me priten mire…
Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gje, as mbajta shenim gje….
Rendesi ka qe keta federalet e Belgjikes, u jane qepur keq ketyre taneve, sepse e kane kthyer portin e Anverses si porti i Durresit…
Lere pastaj plote “Xhevahire” qe jane kapur “pa dashje” per funksionaret shteteror dhe politikanet e Shqiperise…
Gjithsesi, me mire do te behet…