Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës, përmes një reagimi në Twiter.
Akuzat e Berishës, Basha i quan shpifje. Ai shkruan se aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve, teksa shton se Rama e Berisha mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.
Reagimi i Bashës
Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.