BallinaKultureEMRAT/Këngëtarët që braktisën muzikën dhe iu përkushtuan fesë islame

EMRAT/Këngëtarët që braktisën muzikën dhe iu përkushtuan fesë islame

spot_img
spot_img

Me gjithë talentin dhe prirjen që mund të kenë për art, jo të gjithë këngëtarët kanë fatin që ta nisin dhe ta përfundojnë karrierën e tyre me muzikë.

Për shkaqe të ndryshme, shumë prej tyre mund të ndërrojnë profesion, të ndërprejnë karrierën për një kohë të shkurtër apo edhe t’i përkushtohen fesë.

E nuk janë të pakta rastet kur kjo e fundit ka ndodhur me një mori emrash nga estrada, që hoqën dorë nga muzika, për t’iu përkushtuar islamit.

Reperi nga Gjilani, Fero, i cili dikur ishte një senzacion në muzikën komerciale të tregut vendor, i befasoi të gjitha pak ditë më parë me njoftimin për të hequr dorë nga muzika për t’iu bashkuar fesë.

Në vazhdim, Telegrafi ju njeh me listën e disa personazheve të famshëm që kanë marrë një vendim të ngjashëm.

Ferki Shala (Foto: Facebook)

TNT dikur ishte një nga rock-grupet më të pëlqyera në Kosovë, me hite që i rezistuan kohës e këndohen dhe ripërpunohen nga artist të rinj edhe sot e kësaj dite.

Siç rëndom ndodhi me shumë grupe të tjera të muzikës rock,edhe TNT me kohën u tërhoqën nga muzika.

Vokalisti i këtij grupi, Ferki Shala, iu përkushtua fesë islame, duke e lënë muzikën rock vetëm në arkivat e jetës së tij profesionale.

Po të shohësh me vëmendje në rrjetet sociale të muzikantit mitrovicas, sheh vetëm postime që lidhen me ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin për rëndësinë e fesë islame.

Nazmi Sfishta – Aurora

Nazmi Sfishta (Foto: Prive)

I njohur me emrin artistik si Nazi i grupit Aurora, ish-muzikanti nga Podujeva është një prej artistëve që iu dedikua fesë pasi grupi nuk vazhduan të bëjnë muzikë konstante.

Enis Presheva

Enis Presheva (Foto: Getoar Selimi/Facebook)

Kompozitori Enis Presheva dikur ishte një nga duajenët e muzikës moderne në estradën shqiptare. Madje, ai ishte ndër të vetmit që në vitet 90’ ishte i njohur me zhanrin R&B , i cili para luftës ishte pak i njohur e i eksploruar në Kosovës.

Megjithatë, edhe Enisi e gjeti veten më shumë në rrugën e religjionit, duke gjetur paqen në përkushtimin ndaj fesë të cilës i takon.

Pavarësisht përkushtimit në fe, Enis Presheva ka qenë deri vonë i angazhuar në krijimin e projekteve muzikore për artistë të tjerë.

Shkëndije Mujaj
Shkëndije Mujaj (Foto: Shkëndije Mujaj/Instagram)

Ndonëse nuk ka pasur ndonjë karrierë të lulëzuar në muzikë dhe nuk ka qenë shumë e njohur për këngë, aq sa për paraqitjet e saj të ekzagjëruara në publik, këngëtarja Shkëndije Mujaj i bashkohet listës së personazheve publike që iu përkushtua fesë.

Sipas bukuroshes me origjinë nga Peja, gjithçka nisi nga një ëndërr që ajo pa, e cila e shtyu drejt përkushtimit në islam dhe dedikimit ndaj fesë.

Mujaj madje ka dhënë disa intervista në televizione, ku ka folur mbi mënyrën se si e predikon fenë dhe se si ka gjetur qetësinë me jetën e saj të re në Zvicër, dedikuar si një myslimane e devtoshme.

Feronit Shabani – Fero

Fero (Foto: Instagram)

I fundit që përmbyll ciklin e disa të famshmëve të estradës që iu bashkua fesë është reperi i njohur nga Gjilani, Fero.

Shumë vite më parë, ai pati një debutim mjaft të përfolur në muzikë, por me largimin e tij nga shtëpia diskografike “ON Records”, karriera e tij duket sikur shkoi vetëm në rënie.

Në gushtin e këtij viti, reperi përmes një shkrimi në rrjetet sociale njoftoi se po hiqte dorë nga muzika dhe se u bënte thirrje fansave që të mos e dëgjonin muzikën e dikurshme që tani e cilëson si degraduese dhe është në kundërshtim me rregullat e fesë.

Thuajse të gjitha këto kthime në përkushtimin ndaj fesë, janë mirëpritur dhe duartrokitur nga komuniteti i myslimanëve të dedikuar ndaj fesë islame. /Telegrafi/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular