Kush po kërkohet? Policia “blindon” Vlorën, aksionit i bashkohen edhe efektivë të Tiranës

0
304

Mbrëmjen e sotme Policia Rrugore ka nisur një aksion në akse të ndryshme të qytetit të Vlorës. Sipas burimeve, bëhet me dije se këtij aksioni i janë bashkuar edhe efektivë të Tiranës.

Mësohet se kontrollet po kryhen në rrugë të ndryshme të qytetit dhe në rrugën e unazës së madhe.

Fokusi i Policisë është te mjetet luksoze dhe tea to me xhama të zinj, për zbulimin dhe kapjen e eksponentëve të krimit të organizuar, të atyre që mbajnë armë zjarri me vete dhe të personave të shpallur në Kërkim.

Kujtojmë se më herët është zhvilluar edhe një aksion i tillë policor në qytetin e Krujës.