Nga Naim Hasani
Nga Londra në Shkodër për të qenë nesër në Tiranë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dita e nesërme është një moment historik reflektimi dhe shprese për PD, për Shqipërinë, për shqiptarët kudo që ndodhen. Rrugëtimi ynë i përbashkët çimentohet nesër për politikat dhe strategjinë elektorale që PD do të ndjekë, tashmë e pastruar nga barra e rëndë e së shkuarës për të iu kthyer qytetarëve shpresën e humbur dhe për të garantuar fitoren dhe ndryshimin historik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E ardhmja e PD dhe Shqipërisë nuk është Trekëndëshi i Bermundës dhe izolimi, por rruga Euro – Atlantike në miqësi dhe koordinim të përhershëm me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe Britaninë e Madhe.
Zoti e bekoftë Partinë Demokratike. Zoti i bekoftë demokratët, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen!
✌️✌️🇦🇱🇬🇧🇺🇸🇦🇱