Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Burime bëjnë me dije në spitalin e Shkodrës ka shkuar i plagosur me thikë një 68-vjeçar nga fshati Laç, i Vaut të Dejës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se është identifikuar autorja e ngjarjes, 21 vjeçe, dhe është arrestuar.
Vau i Dejës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.