Silvinjo ka bërë ndryshime të dukshme nga lista e fundit në Kombëtare për dy sfidat me Republikën Çeke dhe Poloninë.
Nga emrat e thirrur në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe janë lënë jashtë plot shtatë lojtarë.
Simon Simoni, Adrian Bajrami, Andi Hadroj, Naser Aliji, Amir Abrashi, Anis Mehmeti dhe Armando Sadiku janë futbollistët që ishin pjesë e dy sfidave të qershorit, por që nuk morën një ftesë nga Silvinjo për dy përballjet e shtatorit.
Ata janë zëvendësuar me lojtarë si: Arlind Ajeti, Odise Roshi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja.