Stoltenberg konfirmon largimin nga posti i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s: Vitin e ardhshëm…

0
310

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të largohet nga posti në tetor të vitit 2024.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka konfirmuar vetë Stoltenberg për CNN.

Ai ishte i vendosur të jepte dorëheqjen këtë vit, por me luftën e ndezur, aleanca e zgjati mandatin e tij me 12 muaj të tjerë, për të mbajtur udhëheqësin me përvojë në krye të NATO-s, për një total prej 10 vjetësh.

I pyetur nëse ky vit është vërtet zgjatja e fundit e mandatit të tij, ish-kryeministri norvegjez tha: “Po, kjo është e fundit.

“Është një privilegj të shërbesh si sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe është jashtëzakonisht kuptimplotë, veçanërisht tani, kur ka një luftë të plotë në Evropë”, tha ai.