BallinaKryesoreZgjedhjet në Kukës, KAS nuk pranoi padinë e PD, Kolegji Zgjedhor kundër...

Zgjedhjet në Kukës, KAS nuk pranoi padinë e PD, Kolegji Zgjedhor kundër vendimit: Brenda dy ditëve…

spot_img
spot_img

Kolegji Zgjedhor pranon padinë e PD-së dhe i kërkon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ta shqyrtojë.
PD kërkon të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës dy anëtarë në KZAZ dhe jo një të vendosur nga KQZ, por KAS nuk e pranoi padinë.

Për këtë arsye ankimoi në Kolegjin Zgjedhor, i cili me vendimin e tij sjell “Shfuqizimin e Vendimit Nr.179, datë 22.08.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ‘Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë’”.

Po kështu Kolegji vendosi se Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve duhet të marrë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”, brenda 2 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar

VENDIMI

Sot, më datë 01.09.2023, ora 09:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1. Marsela Dervishi (Relatore);

2. Sokol Ibi (Anëtar);

3. Manjola Xhaxho (Anëtare);

4. Esmeralda Xhili (Anëtare);

5. Edlira Petri (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr. “Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.37 Regj.Themeltar, Datë 29.08.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga z. Indrit Sefa.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, përfaqësuar nga znj. Ina Osmanaj dhe z. Erion Meta.

PERSON I INTERESUAR: Partia e Lirisë, përfaqësuar nga z. Altin Kaziaj.

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 179, datë 22.08.2023, të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) të marrë vendim, lidhur me kërkesën ankimore nr. 93, Dt. 20.08.2023, depozituar nga subjekti “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

BAZA LIGJORE:Nenet 21, 64, 65 dhe 66, 124, 124/1, 145 e në vazhdim të Kodit Zgjedhor;
Nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 01, datë 23.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me Vendim nr.179, datë 22.08.2023, objekt i kërkesë-padisë së mësipërme, ka vendosur:

“Mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 93, datë 20.08.2023, të paraqitur nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bazuar në pikën 1 të nenit 145 të Kodit Zgjedhor, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 152 të Kodit Zgjedhor”.

me Vendimin Nr. 34, datë 01.09.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI:

1. Pranimin e padisë.

2. Shfuqizimin e Vendimit Nr.179, datë 22.08.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

3. Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të marrë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”, brenda 2 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

5. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

6. U shpall në Tiranë më datë 01.09.2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular