BallinaKronikeE RËNDË/ Aksident në Kamëz, makina ku ndodheshin 3 fëmijët e mitur...

E RËNDË/ Aksident në Kamëz, makina ku ndodheshin 3 fëmijët e mitur përplaset me një tjetër mjet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku janë lënduar 3 fëmijë të mitur.

Sipas policisë, dy auotmjete janë përplasur, teksa në një prej tyre ndodheshin 3 fëmijët. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Fëmijët po marrin ndihmën e mjekëve, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular