Ndeshja nisi mirë për miqtë. Në minutën e gjashtë, pas një ndërhyrjeje të gabuar të portierit Patricio ndaj Loftus-Cheek dhe pas verifikimit të rastit në VAR, Milan fitoi penallti. Giroud merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Milanit. Goli i katërt në tri ndeshje për sulmuesin francez, që sfidon kështu Osimhen të Napolit në këtë start të kampionatit.

GOLI I PARE I MILAN

Milani pati edhe raste të tjera në të parën, por ky fraksion mbyllet 0-1. Me të nisur e dyta, Milan dyfishon avantazhin, Rafael Leao realizon një perlë të vërtetë, pas asistit të dhënë nga Calabria. Një kthesë në rënie e sipër con peshë tifozët miq në Olimpico.

GOLI I DYTE I MILAN

Në minutën e 61-të, Tomori vështirëson disi gjërat për kuqezinjtë, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe Milan mbetet me dhjetë lojtarë në fushën e lojës. Roma merr zemër dhe provon me gjitha mënyrët, teksa debuton edhe Lukaku me fanellën verdhekuqe.

Por goli i vendasve erdhi shumë vonë, në minutën e 92-të me Spinazola-n dhe nuk pati kohë për të shmangur humbjen. Mbyllet 1-2, me Milan që pushon i qetë pas javës së tretë.

GOLI I ROMES