Nga Skerdilaid Sulozeqi
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike pashë dhe takova shumë miq, shok, aktivistë e veprimtar të Partisë Demokratike, ata që takoja në çadër, ata që kam takuar me dhjetra herë në protestat Kombëtare, ata që kemi ecur paralel në çdo veprimtari të PD-së.
Në fakt u ndjeva shumë mirë, madje i kërkova trupës drejtuese politike që mbledhje dhe takime masive duhet të kemi më shpesh.
Çfarë është partia? – Bashkime idesh, ideali, qëllimesh, interesash, e në fund me synimin për t’i dhënë vendit një qeveri që të mendojë për njerëzit.
Sot në këtë kuvend pashë njerëz të lirë, të rinj e të reja, të qeshur e entuziastë dhe këto besoj jo sepse ne kemi 10 vite në opozitë, as nga ndarja, por nga dëshira për të ecur para, për të ndërtuar një të ardhme të pastër.
E më tej ritakova shok e kolegë që kanë rigjetur rrugën e janë rikthyer në shtëpi, PD-ja është shtëpi e madhe ka vend për të gjithë, jo më për banorët e saj. Aty u gjenden pa sharje, pa fyerje, pa etiketime, ashtu të paqtë.
Tashmë është detyrë e trupës drejtuese të Partisë Demokratike të prezantojë një platformë të qartë ku t’ju drejtohet qytetarëve shqiptar për alternativën që kjo parti do ofrojë.
Lulzim Basha si kryetar i saj duhet të rishpik vetveten, të tregojë qartë dhe me forcë se ai nuk është më dual, e të shpalos vlerat më të mira të një lideri politik.
Trupa drejtuese duhet të bëj një hapje totale të partisë, pasi PD-ja nuk ka narrativë, duhet të kemi ofertë konkrete për çdo grupmoshë që nga ata 16 vjeçarët, të cilët në 2025 votojnë për herë të parë, e deri te pensionistët.
Pushteti i Edi Ramës ka rënë, është nën bankën e akuzës gjithë qeveria, ka të dënuar gjysmën e ekipit, PD-ja duhet të jetë në gjendje ta denoncojë, t’a paraqesi lakuriq te partnerët euroatlantik, por më parë duhet të formësohet e kompaktsohet.
Boshti i vlerave dhe parimeve të Partisë Demokratike është më afër me çdo socialisti, socialdemokrati, demokrati, të pa parti, shqiptari të ndershëm, andaj me çdo kusht vrulli i ekipit të Partisë Demokratike duhet t’ju imponohet atyre me ofertë, alternativë konkrete duke i bindur se ata janë alternativa më e besueshme, më e mirë.
Një format me 100-200 apo 300 të rinj profesionistë të angazhohet në departamentet e PD-së, e të jetë në ballë të axhendës politike të Partisë Demokratike, që nga debatet publike televizive e deri te terreni për problemet që kanë qytetarët duke i denoncuar e iu bërë mburojë ndaj padrejtësive.
Me besim të plotë se një ditë Partia Demokratike do udhëheq jetën politike, ekonomike e juridike të vendit, uroj që në rradhët tona t’na bashkohen çdo pjesë e trupës së anëtarësisë, pasi kjo është rruga e drejtë, për të rikrijuar atë makinën e fortë, atë grushtin e fortë që t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë.
Partia Demokratike e Shqipërisë do ta gjej shumë shpejtë rrugën e drejtë të fitores dhe garanci për këtë janë të rinjtë e Partisë Demokratike dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi.