103 vjetori i Luftës së Vlorës, Bujar Leskaj e përkujton me vargjet e Ali Asllanit: “Vlora, Vlora, bjeri më t’u lumtë dora”

0
192
Nga Bujar Leskaj
“Vlora, Vlora, bjeri më t’u lumtë dora”
Ali Asllani
“Vlora trime shqipëtare
si rob jetën se do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Jam vlonjat e jam burrë,
sduron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, tu lumtë dora!
Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!”
Sot është 103 vjetori i Luftës së Vlorës, një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare, por edhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë. Lufta e Vlorës është skalitur si një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë.
Sot 103 vjet më pas, ne përulemi me nderimet më të thella përpara dëshmorëve të Luftës së Vlorës, çetave nga çdo fshat i Lumit të Vlorës, nga Labëria dhe të gjitha krahinat e Shaipërisë, 12 anëtarëve te Komitetit Mbrojtja Kombëtare, me në krye Osman Haxhiun ose Osman Nurin siç i thoshte populli dhe anëtarët e tij Myqerem Hamzaraj, Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Qazim Kokoshi, Murat Tërbaci, Beqir Sulo, Hazbi Cano, Hysni Shehu, Hamit Selmani, Sali Bedini, komandantëve të përgjithshëm të Trupave Kombëtare, Major Ahmet Lepenica dhe Qazim Koculi, kapedanit Sali Vranishti, heronjve, Zigur Lelo, Selam Musa Salaria, Kanan Maze, Sado Koshena, Mehmet Mallkeqi dhe dhjetëra komandantëve te tjerë, që dhanë jetën për Shqipërinë!
Një falenderim të veçantë për presidentët e nderuar të Republikës z. Bamir Topi, z. Bujar Nishani dhe z. Ilir Meta, që do të vendosnin në piedestalin më të lartë të vlerësimeve kombëtare heronjtë, drejtuesit, komandantët, dëshmorët dhe figurat politike dhe shoqërore të kohës që mundësuan këte Luftë – Epope.
Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe kapedanëve të Luftës së Vlorës 1920!
Gjithmonë jemi dhe i mbetemi borxh të Luftës së Vlorës 1920 dhe heronjve të saj!