Dueli ndaj Çekisë, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium

0
232

Shqipëria do të zbresë në fushë më 7 shtator, teksa në “Fortuna Arena” të Pragës, në orën 20:45, do të përballet me Republikën Çeke. Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e rreth rreth 2 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit.

Një muaj më parë janë shitur të gjitha biletat, të cilat ishin vënë në dispozicion të cilat ishin rreth 1 mijë copë.

Ndërkohë për shkak të interesimit të lartë, tifozët kuqezi kanë pritur momentin kur federata çeke ka hapur shitjen e biletave në faqen zyrtare dhe kanë hyrë për të siguruar një biletë, duke rritur kështu shqiptarëve në stadiumin me kapacitet prej 20 mijë vendesh, pak a shumë e njëjtë me “Air Albania”-n.