Konflikti mes dy motrave në Tiranë përfundon me viktimë! Detaje nga vrasja, 37-vjeçarja u godit me thikë. Arrestohet autorja e dyshuar

0
289

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 37-vjeçare u vra me thikë në një banesë, mesditën e së shtunës (2 shtator).

Mësohet se viktima, e identifikuar si Armanda Pushani, është goditur me thikë dhe autore e ngjarjes dyshohet se është e motra e saj, shtetasja Marsela Pushani.

Raportohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti mes dy motrave në banesën në rrugën “Hajdar Hidri”.

Sipas uniformave blu vrasja e 37-vjeçares është raportuar fillimisht nga familjarët si vdekje natyrale, por pas autopsisë në trupin e saj u konstatuan pagë thike.

Në pranga u vendos e motra, 40-vjeçarja Marsela Pushani, si autore e dyshuar e krimit, ndërsa janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

“Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasja Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”,”– raportuan uniformat blu.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Armanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, teksa ka arrestuar dhe autoren e dyshuar. Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.