BallinaPolitikeNjë ditë pas Kuvendit/Sabah Sheta mesazh delegatëve: Mirënjohje! Të bashkuar dhe moral...

Një ditë pas Kuvendit/Sabah Sheta mesazh delegatëve: Mirënjohje! Të bashkuar dhe moral politik do ringrihemi fuqishëm dhe sjellim PD në pushtet

Nga Sabah Sheta Kryetar i PD dega Kruje
Të nderuar demokratë! Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PDSH, si njëri prej jush që isha pjesë e asaj feste të madhe brenda familjes sonë, por dhe si kryetar i degës së PD Krujë, dua të iu përgëzojë për përkushtimin, përgjegjshmërinë që treguat dje në aktivitetin më të madh të forcës sonë politike për të finalizuar zgjedhjet e Statutit (Kushtetutës së partisë sonë), të organit të lartë drejtues Këshilli Kombëtar si dhe miratimin e agjendës politike të Partisë Demokratike.
Të nderuar delegatë, qytetaria e treguar në proces, vullneti për të shkuar gjithçka mirë, entuziazmi dhe energjia që përçuat në sallën e pallatit të sportit “Asllan Rusi” ishte mbresëlënëse, por ndërkohë është dhe një shtysë e fortë ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, ekipit të tij që do të finalizohet në vijim, si dhe për Ne Kolegjin e Kryetarëve që t’i bëjmë gjërat sa më mirë, të jemi pranë jush, pranë anëtarësisë, pranë qytetarëve, që të mos zhgënjejmë pritshmëritë tuaja!
Një falenderim të veçantë kam për delegatët e Krujës që morën pjesë në Kuvendin e PD më 2 shtator dhe iu jam mirënjohës që në këto momente të vështira të familjes tonë, janë gati të japin më të mirën nga vetja që të ringrihemi fuqishëm mbi vlera, me dhe mbi kontributin e gjithsecilit prej nesh, që të dalim para shqiptarëve si një alternativë e besueshme. Për këtë na duhet që të dalim me kandidatë të shkëlqyer në zgjedhjet parlamentare, të pasurojmë radhët tona më tej me më të mirët nga familja jonë politike, të përfshimë në rrugëtimin tonë të tjerë të papërfshirë në politikë, që janë indiferentë ndaj zhvillimeve të ditës, me qëllimin e vetëm; forcimin e ndryshimin e PD, sjelljen e saj në pushtet dhe ndryshimin e Shqipërisë nesër!
Të nderuar miq demokratë! Siç dhe kryetari i PD Lulzim Basha falenderoi secilin prej nesh për qëndresën stoike, tashmë një tjetër sfidë na pret; është ajo e hapjes së PD. Dyert janë të hapura për secilin që kërkon të vij të jap kontribut, por duhet edhe NE të jemi të vëmendshëm të trokasim në dyert e çdo shqiptari në komunitetet ku jetojmë, të flasim më ta, t’i dëgjojmë, t’i ftojmë ti bashkohen rrugëtimit tonë. Partia Demokratike e Shqipërisë, degët e PD në rrethe, duhet të kenë një databazë të qartë kontribuesish të derisotëm sipas fushave, nëse ndonjë nuk është ftuar të takohet, të thirret, të angazhohet sepse nuk kemi kohë për të humbur pasi zgjedhjet janë tek dera! Mbetet detyrë jo vetëm e çdo drejtuesi të PD, por edhe çdo demokrati të evidentojmë çdo individ potencial ta ftojmë, telefonojmë, ulemi dhe bisedojmë që t’i kërkojmë të na bashkohet!
Ne duhet të shkrihemi njësh me shqiptarët, me ata që ende politika i vjeter nuk i ka kapur me interesa apo bën presion. Kjo kategori shqiptarësh është shumë, ata i janë larguar populizmave false, mashtrimeve të politikës së ditës të trekëndëshit të Bermundës dhe kërkojnë vëmendjen tonë, duan që ne të jemi krah tyre, në mbrotje të tyre në luftë ndaj kësaj qeverie e cila kontrollon çdo gjë në këtë vend por ama në funksion mirë për një grusht të vogël kriminalo-ekonomik dhe oligarkët!
Së fundmi ftoj; çdo demokrat qejfmbetur, të kthehet në shtëpinë e tij, të bashkuar dhe moral individual dhe politik do ia dalim ringrihemi fuqishëm dhe sjellim PD në pushtet si alternativë të besueshme qeverisëse, krah miqve tanë të vyer: SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular