Ballina Kronike VIDEO/ “Të mbeta në dorë o Bekim“, pamjet e reja nga dhuna...

VIDEO/ “Të mbeta në dorë o Bekim“, pamjet e reja nga dhuna barbare, polici lutej të ndalonin

0
383

Një punonjës policie dhe familjarë të tij janë dhunuar me shkopinj bejsbolli, shqelma e grushte nga disa persona në orët e para të mëngjesit të së shtunës në kryeqytet.

E. Fana dhe i afërmi i tij u sulmuan nga rreth 7 persona, të cilët iu bënë pritë në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Në një video të re të siguruar nga “BalkanWeb”, ndonëse pamja nuk është e qartë, dëgjohen të bërtitura e personave që po dhunohen si dhe goditjet e shumta. Video me sa duket është filmuar nga banorët.