BallinaSportFOTO/ Provokim epik i Taulant Xhakës, kthehet në fushë në “klasike” me...

FOTO/ Provokim epik i Taulant Xhakës, kthehet në fushë në “klasike” me fanellën speciale

Taulant Xhaka ka përfunduar këtë javë dënimin që kishte mbartur që nga sezoni i kaluar në futbollin zviceran. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ishte në tribunë që nga maji i viti të kaluar, kur në klasikën mes Bazelit dhe Zyrihut, u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje me kokë të një kundërshtari.

Futbollisti shqiptar është kthyer përsëri në fushë këtë fundjavë dhe si për ironi të fatit, në një tjetër klasike ndaj Zyrihut. Xhaka ishte zëvendësues në pjesën e dytë dhe ndihmoi skuadrën e tij që të siguronte në shtesë një barazim 2-2.

Barazim të cilin e festoi poshtë tribunës së ultrasve duke veshur një bluzë që ata e kishin përgatitur enkas për të. Mbështetësit e Bazelit vishnin në këtë ndeshje fanellën ku shfaqej pikërisht momenti kur Xhaka godiste me kokë kundërshtarin e tij.

Dhe vetë mesfushori ka veshur një të tillë, duke vazhduar provokimet ndaj rivalëve historikë të klubit të tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular