Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar thirrjen e Kongresit Kombëtar të PS në tetor.
Sipas Ramës, në mbledhjen e Kongresit të PS do të votohet edhe përbërja e re e Sekretariatit të PS, e miratuar në Asamble.
“Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm në detyrë, unë ju kërkoj të miratoni thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm.
Me propozim të sekretarit përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi, unë ju kërkoj të miratoni strukturë dhe përbërjen e re të sekretariatit të Partisë, të cilin do ta votojë Asambleja në Kongres”, tha Rama.
Emrat:
Ardian Çela
Eduart Ndreca
Evis Kushi
Etjen Xhafa
Romnina Kuko
Eridjan Salianji
Milva Ekonomi