Deputeti dhe njëkohësisht, Sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu, ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet faqes së tij zyratare në Facebook, në lidhje me takimi e shumicës së grupit parlamentar demokrat të thirrur nga Gazment Bardhit.
Takimit i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe 13 deputetë të tij si dhe katër nga pesë aleatët që PD i kishte në listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit.
Agalliu shprehet se dje mendonin dhe artikulonin faktin se non grata me qeverinë ndanin pushtet, kulla dhe para, ndërsa sot ulen përballë njëri-tjetrit.
Postimi i plotë:
Çfarë ka ndryshuar sot për disa kolegë?
Deri dje ishin të vendosur për të mbështetur qendrimet e aleatëve strategjikë si SHBA, BE dhe Britani e Madhe.
Deri dje mendonin dhe artikulonin faktin se non grata me qeverinë ndanin pushtet, kulla dhe para.
U akuzuan me njëri tjetrin si vrasës, babi i x apo y, përfaqësues oligarkësh, etj.
Sot çfarë ndryshoi?
Sot u ulen përball njëri tjetrit dhe bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Nuk të bënë opozitar të ulesh në hollet e hoteleve por së pari të mos jeshë i damkosur për korrupsion nga SHBA dhe Britani e Madhe apo të mos përflitesh (edhe me fakte) për biznese të pa ligjshme me qeverinë.
Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar!
Ndaj, çfarë ndryshoi?