Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve ky është shprehur se “abuzimi me fondet e IPARD-it, dje mori kurbanin e parë”, shkarkimin e Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.
Basha ka paralajmëruar se do te krijojë komisione hetimore parlamentare për abuzimet me fondet e IPARD të BE, ndërkohë që ka shprehur kundërshtinë dhe për propozimin e qeverisë Rama për të taksuar pronat.
“Një nga vlerat bazë është lufta kundër korrupsionit, dhe ky është prioritet imediat kombëtar, për këtë, Kryesia ka vendosur ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për abuzimin me fondet e IPARDI-it, që dje, ky abuzim mori kurbanin e parë. Ky nuk është fundi por fillimi i transparencës dhe llogaridhënies dhe ligjore për këtë abuzim që tregon dimensionin e korrupsionit në Shqipëri.
Nuk mjaftohet me vjedhjen dhe abuzimin e taksave të shqiptarëve por nuk ka pikë skrupulli për vjedhjen e taksave të qytetarëve evropianë të cilat ishin destinuar për fermerin shqiptar, por u destinuan për vila dhe luks qeveritar.
E njëjta gjë dhe për Investitorët strategjik, ku asgjë strategjike nuk ka përveç lidhjes së qeverisë me krimin e organizuar që u provua nga Metamorfoza, e operacionet e SPAK, Interpolit dhe Europolit”, deklaroi Basha.