BallinaKronikeMasakroi më thikë të motrën dhe u përpoq të fshihet krimin, nis...

Masakroi më thikë të motrën dhe u përpoq të fshihet krimin, nis seanca me dyer të mbyllura ndaj Marsela Pushanit

Sot më 5 shtator, ka nisur seanca gjyqësore ndaj 40-vjeçares Marsela Pushani, e cila akuzohet se ka vrarë me thikë të motrën e saj, Armanda Pushani, në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë (3 shtator) në rrugën “Hajdar Hidri”, ndërsa familjarët fillimisht raportuan në polici s e reja ndërroj jetë për shkaqe natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.

Autorja e krimit, Marsela Pushani, me profesion mësuese në një shkollë në kryeqytet është arrestuar nga Policia si autore e ngjarjes.

Krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje.

Në dëshminë e zbardhur mësohet se autorja, Marsela Pushani, ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do ta vriste, atë dhe të ëmën.

”Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh, motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, por Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga Policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular