Nga Orjola Pampuri
Ndryshimet ne qeveri si varka prej letre ne nje det te trazuar. Edi Rama, duke dashur te largoje vemendjen nga aferat korruptive te cilat po hetohen, e te tjera qe presin te hetohen, krijoi sot me asamblene dhe ndryshimet ne qeveri, thjesht nje stuhi ne gote, e cila as nuk ben me pershtypje perballe te gjitha skandaleve qe e kane perfshire. Thjesht i djeg miza nen kesule, e donte te bente nje zhurme ne media, si per te treguar qe ai eshte aty edhe pas gjithckaje qe ka ndodhur. E gjitha kjo tregoi thjesht nje gjendje paniku e cila e ka perfshire, e kerkon te fshihet duke bere show.