BallinaSocialeArsimi profesional, 57% e të diplomuarve të punësuar vitin e parë pas...

Arsimi profesional, 57% e të diplomuarve të punësuar vitin e parë pas studimeve

Një sistem gjurmimi i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit në nxënësit që studiojnë në shkollat e mesme profesionale gjeti se 57.5% e totalit të të diplomuarve ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit, nga të cilët 38.3% ishin të punësuar me pagë, 8.0% ishin të vetëpunësuar, ndërsa 11.2% punonin dhe studionin në të njëjtën kohë.

Më 2022 krahasimi i rezultateve me vitin e kaluar, tregon se ka një rritje të konsiderueshme të të diplomuarve të punësuar (nga 40.2% në 57.5%), shoqëruar me një rënie të të diplomuarve që vijojnë studime të mëtejshme (nga 28.5% në vitin 2020 në 23.5% në vitin 2021.

Nga ata që kishin përfunduar studimet, 23.5% ndiqnin kualifikime të mëtejshme si studentë apo kursantë, 10.8% ishin të papunë dhe nuk po kërkonin për punë, dhe 7.7% të diplomuar të papunë po kërkonin aktivisht për punë.

Të diplomuarit në Hoteleri-Turizëm (70%), janë më të prirur për t’u punësuar, duke konfirmuar kështu, punësimin e formimeve profesionale të orientuara drejt kërkesave të tregut. Drejtimi hoteleri turizëm pasohet nga drejtimet me karakter industrial, ku më shumë se gjysma e të diplomuarve të Elektroteknikës (55.4%) dhe SHMT (Shërbime mjetesh transporti) (63.3%) ishin tashmë të punësuar pas mbarimit të arsimit profesional.

 

 

Të diplomuarit në drejtimet teknike industriale si Elektroteknikë dhe SHMT, ishin më të prirur për t’u ndier të sigurt dhe të stabilizuar në vendin e tyre të punës, përkundrejt drejtimeve të tjera.

Gjithashtu të diplomuarit në drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Elektroteknikë, rezultonin të punësuar me paga më të larta. Kështu, 35.1% e të diplomuarve në Hoteleri-Turizëm dhe 34.3% e të diplomuarve në Elektroteknikë, siguronin të ardhura më shumë se 50.001 lekë.

Rreth 75% e të diplomuarve, do të zgjidhnin sërish të njëjtën shkollë nëse do të kishin mundësi, dhe ky perceptim nuk shfaq dallime të theksuara bazuar në gjini.

Femrat janë më shumë të prirura të vlerësojnë aspekte më akademike, si kurrikulat, tekstet mësimore, infrastruktura, dhe aspekte të mësimdhënies. Ndërkohë, meshkujt, më shumë se femrat, vlerësojnë aspekte më praktike dhe që janë të lidhura me punësimin si praktika në biznes, këshillimi i karrierës, dhe bashkëpunimi i shkollës me bizneset apo Zyrat e Punës;

Të pyetur rreth pritshmërive të tyre për 2 vitet e ardhshme, në 24.8% të rasteve, të diplomuarit dëshironin të kishin filluar një biznes të tyrin, ndërsa 23.1%, të kishin emigruar jashtë vendit./monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular