Prel Dedaj – Kryetar i degës PD
Me dt. 5. 09. 023 në hollin e Hotel Tiranës, u mblodhën 43 deputetë të kuvendit të Shqipërisë. Vështirë të thuhet se cilës force politike i përkasin, kur shumica syresh pas vendimit të 9 shtatorit 2021 për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-s, u deklaruan publikisht kundër ” non gratës” e një grupi minor me 5-6 deputetë, të cilët iu banë mburojë. Tani të bashkuar me “kundërshtarët” e tyre antianerikanë!? I pa spiegueshëm është fakti që mandatet i muarën në emër të PD -s me deklarimin e qëndrimit të tyre pro perendimorë, por tani militojnë në mbrojtje të hajdutëve 30 vjeçarë, të cilët janë objekt i drejtësisë, si të akuzuar për abuzime në përmasa të mëdha dhe të izoluar nga diplomacia perendimore, si persona të rrezikëshëm për lidhjet e tyre me krimin dhe korrupsionin e kontrabandën në përmasa të mëdha, deri përtej kufijëve të Shqipërisë. Në këto rrethana, në çdo vënd normal, këtyre do iu revokohej mandati i deputetit, me akuzën, shërbëtorë të krimit e të korrupsionit, jo perfaqsues të popullit që i ka votuar. Nuk duhet ta shohim si të pa pritur një situatë të tillë, kur të gjithë e dimë se misioni i politikës shqipëtare të këtyre 33 viteve, udhërrëfyer nga Ramiz Alia, ka qenë krijimi i kapitalizmit abuziv, paracaktuar që pronarë të ekonomisë së vëndit tonë të bëheshin bijët e atyre që për 45 vite radhazi e rrënuan e shtypën popullin e tyre. Realiteti provon se kjo direktivë u zbatua me fanatizmin më të madh. Pa asnjë iluzion, të gjithë shqipëtarët e dinë se ky mision i ishte ngarkuar Sali Berishës, të cilin PPSH e delegoj bashkë me ish sigurimin e shtetit komunist në krye të PD – s, të cilën e solli koha si misionare të ndryshimit, por siç u vrejt shumë shpjet u transformua në paraojë e vazhdimësisë, duke shokuar shqipëtarët dhe miqtë e tyre në botë, me bëmat e saj në dëm të interesave të popullit dhe atdheut. Mbas antarësimit të vëndit në Lidhjen Islamike, vjedhjes kombëtare me piramidat financiare, dorzimit të tokës dhe ujit Turqisë e sipermarrësve turq, ndryshimit të kushtetutës në vitin 2008, që i hapi udhë mandatimit të çdo llojë soji e sorollopi si përfaqësues të popullit, Sali Berisha, fshehtazi e hapur me Edi Ramen, por veç e veç, u futen në garë se cili më shumë se tjetri, do krijojë “kapitalistë”, duke vjedhur pasuritë kombëtare e ba kontrabandë në bashkëpunim me kriminelët që në çdo moment i kanë patur mjet efikas për arritjen e objektivave të tyre ugurzeza për shqipëtarët. E vetmja gjë që mbajtën të pa prekur ishte varfëria e qytetarëve. Njeri e themeloj oligarkinë, tjetri e shtoj e zhvilloj, nëpermjet të cilëve pasurohen Zenët, Argitat, Zahot, Ruçët, Tahirët, e lehësit që iu bajnë mburojë, që për turpin e politikës janë edhe deputet, Palopa, Spiropali, Tabaku, Ndoka, Shehu, Bardhi, Nikolla, Majko, Dako, Bllako, e “ko”mbas “ko-je”, që pozojnë si mendimtarë e shpëtimtarë të vëndit, që po thajnë të mbjellat me ndërtim HEC-sh, mbulojnë me beton çdo hapsirë në qytete e diellin ia pengojnë me kulla, që edhe të sëmurët psiçik e dinë se zbutjes së varfërisë e zhvillimit të vëndit nuk i shërbejnë, përpos shëndrimit të parave të Zenit, Argitës, Kryemëdhenjëve që studiojnë në Londër, Ramëve e kriminelëve të lidhur me ta, në kapital fizik, me të cilin mund të shpallen pronarë legjitim të Shqipërisë e fatit të shqiptarëve.
Menduan se e mbytën shpirtin demokrat të shqipëtarëve, duke sulmuar me kriminelë, propagandë Batonçe e Vangjelçe, nëpërmjet altoperlantëve të tyre Çimka i Pekajve, Faqeziu i Opinion, Rakipi i “Republikës” e lehësit Bushati, Vangjeli, Çani, Spahini nga mërgimi e co. Por siç duket nuk po iu dalin llogaritë. Intensifikimi i luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar nga SPAK dhe ringritja e Partisë Demokratike, ua ngriu gazin në buzë e ua veniti shpresat se do ta finalizonin direktiven e shokut Ramiz. Pikërisht ky dëshpërim solli edhe grumbullimin e një pjese të llumit të politikës dje tek hotel Tirana. Por fatkeqët, nuk e kuptojnë se shqipëtarët dhe miqtë e tyre historik, i kanë skanuar saktësisht kush janë, çfar i kanë punuar popullit të tyre deri tani dhe cili është misioni që kanë në fokus. U bashkuan llumrat me frymën e fundit, duke shpresuar se do mund ti rezistojnë vullnetit të shqipëtareve për ti depozituar në kazanët e hedhurinave këta urithë të pa besë, që për interesa e një grushti hajdutësh që duan të shiten si kapitalistë, përpiqen të nëpërkëmbin interesat e një populli të tërë. Demokratët janë më të fortë se asnjë herë tjetër deri tani. Përveçse të ndarë përfundimisht nga llumi dhe krimi, kanë mbështje të pa ndërprerë të SHBA-ve dhe BE -s. Kapitalizmi abuziv në Shqipëri pa as më të voglin dyshim do demontohet, hajdutët do përgjigjen para ligjit. Kjo nuk mund të ndalet. Ky mision i përket vetëm demokrateve të bindur tek aleanca me SHBA dhe socialistëve të nderëshëm, që e çmojnë si të rëndësisë së veçantë
miqësinë e popullit tonë me demokracitë perendimore.
New Jork