Nga Sokol Ruka
Këtë 2 vjeçar, si asnjëherë në historinë e saj, Partia Demokratike luftoi me veten.
Në betejën e “Bashkohemi, por ju hajdeni pas nesh”, nuk fitoi asnjëra nga kampet. Ne Demokratët, të lodhur (e të justifikuar) nga kjo pritje e gjatë opozitare e të mbytur deri në fyt me inate brenda llojit, HARUAM QËLLIMIN !
NE HARRUAM RAMËN !
Ne si Demokratë, duhet të pranojmë që e humbëm betejën me logjikën e ftohtë dhe “armët” e drejtuara nga armiku Rama, ja kthyem njëri – tjetrit.
Por, jo !
DEMOKRATËT NUK JANË LUFTA E PARTISË DEMOKRATIKE !
Fatkeqësisht, humbjet tona janë ngjarje të pakthyeshme dhe ne si Demokratë duhet të pajtohemi me “fatin” e të ndërrojmë sërish drejtimin e “armëve”. ARMIKU ËSHTË RAMA !
Ne duhet t’i rikujtojmë vetes qëllimin që ka PD-ja dhe ajo është FITORJA!
Demokratët duhet të kuptojnë se fitorja nuk është më çështje e ” jo jeni ju, jo jemi ne”. Fitorja është e lidhur pazgjidhshmërisht me shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gënjejnë veten ata Demokratë që mendojnë dhe luftojnë kundra ullinjve të erës. Është përpjekje e kotë . Ne nuk vijmë dot në pushtet pa SHBA-në.
Amerika e ka treguar që nuk ka asnjë politikë dashakeqe kundrejt shqipërisë dhe na ka mbështetur në periudhat më të errëta të Kosovës, kur kjo e fundit ishte në betejë për asgjesim.
Le ta mendojmë më ftohtë dhe le ti japim vetes kohë për reflektim dhe bindje se Demokrati duhet të ndalojë së luftuari Demokratin.
SHBA-ja e ka krijuar instrumentin e saj në Shqipëri dhe dita ditës rrjeta e SPAK-ut nuk po lë t’i kalojë asnjë peshk.
Ndaj le ta lëmë Drejtësinë të gjykojë për subjektet e shpallur “non grada” apo korrupsionet që na kanë vjedhur xhepat.
Sa kohe Drejtesia bën punën e saj, Partia Demokratike duhet të bëhet palë me qëndrimin e Amerikës dhe të synojë fitoren me Z. LULZIM BASHA.
Asnjë lloj grupimi tjetër i mbledhur fill pas citimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nuk duhet të ndikojë më e të çorientoj qëndrimin e Demokratëve, vetëm sepse Z. Bardhi e sheh atë pozicion ngushtësisht personal .