I ftuar në “Breaking nga Fiori Dardha” në Top News, analisti Ilir Kulla ka treguar se si është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano
Ai tha se ish lideri socialist e ka kaluar fazën e rrezikut për jetën.
“Gjendja është stabilizuar. Ka kaluar fazën e rrezikut për jetën dhe është drejt përmirësimit. Unë nuk e kam vizituar dot nga afër sepse është në reaminacion, por këto që po ua them janë fjalët e mjekut. Duke besuar edhe te karakteri i fortë i Nanos, mendoj se do ta kalojë”, tha analisti Ilir Kulla mëngjesin e sotëm në Breaking nga Fjori Dardha.