BallinaKryesore“EURO 2024”/ Çfarë duhet të dini për turneun e verës së ardhshme...

“EURO 2024”/ Çfarë duhet të dini për turneun e verës së ardhshme në Gjermani

Me numërimin mbrapsht për në “Euro 2024”, kjo është gjithçka që duhet të dini për turneun e verës së ardhshme në Gjermani.

Ku do të zhvillohet “Euro 2024”?

Gjermania është vendi mikpritës për turneun e verës sëardhshme. Gjermania Perëndimore priti turneun në vitin 1988,por kjo do të jetë hera e parë që Gjermania organizon Kampionatin Europian që nga ribashkimi i vendit.

Kur është “Euro 2024”?

Finalet e “Euro 2024” janë planifikuar që të zhvillohen nga14 qershori deri më 14 korrik 2024. Shorti për turneun do tëhidhet në Hamburg të shtunën më 2 dhjetor. Si vend pritës, Gjermania është vendosur në Grupin A dhe do të zërë pozicionin A1, që do të thotë se do të luajë në ndeshjen hapësenë Mynih, në “München Fussball Arena” (“Allianz Arena”) tëpremten më 14 qershor.

Ku dhe kur do të luhet finalja?

Finalja do të zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit tëdielën më 14 korrik.

Cilat janë qytetet pritëse? 10 VENDET PRITËSE JANË SI MË POSHTË:

BERLIN – Olympiastadion Berlin

KËLN – Stadiumi i Këlnit (RheinEnergieSTADION)

DORTMUND – BVB Stadion Dortmund (Signal Iduna Park)

DYSELDORF – Arena e Dyseldorfit (MERKUR SPIEL-ARENA)

FRANKFURT – Frankfurt Arena (Deutsche Bank Park)

GELZENKIRSHEN – Arena AufSchalke (Veltins-Arena)

HAMBURG – Volksparkstadion HamburgLAJPCIG – Stadiumi Leipzig (Red Bull Arena)

MYNIH – München Fussball Arena (Allianz Arena)

SHTUTGART – Shtutgart Arena (MHPArena)

Sa skuadra kualifikohen në “Euro 2024”?

Gjermania tashmë është kualifikuar në finale si mikpritëse. Kjo lë gjithsej 23 vende në finale që do të plotësohen përmes rezultateve të grupeve kualifikuese që do të zgjasin deri nënëntor 2023, dhe përmes “play off”-eve të planifikuara përnë mars 2024.

Cili është formati i turneut?

Formati do të jetë i njëjtë si në “Euro 2020”. Dy skuadrat epara nga secili prej gjashtë grupeve të turneut final do tëkalojnë në raundin e 1/8-ave bashku me katër fituesit më tëmirë të vendit të tretë. Pasojnë çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, përpara se fituesi i “Euro 2024” të kurorëzohet në Berlin më 14 korrik.

Datat kryesore të “Euro 2024” DATAT E MBETURA TË KUALIFIKUESEVE

7-9 shtator 2023: faza e grupeve, ndeshja 5

10-12 shtator 2023: faza e grupeve, dita 6

12-14 tetor 2023: faza e grupeve, ndeshja 7

15-17 tetor 2023: faza e grupeve, dita 8

16-18 nëntor 2023: faza e grupeve, dita 9

19-21 nëntor 2023: faza e grupeve, ndeshja 10

21 mars 2024: gjysmëfinalet e “play off”-it

26 Mars 2024: finalet e “play off”-it

TURNEU FINAL

2 dhjetor 2023: Shorti i “Euro 2024”, Hamburg

14 qershor 2024: Ndeshja hapëse e “Euro 2024”, MünchenFussball Arena (“Allianz Arena”)

30 qershor-2 korrik: raundi i 1/8-ave

5-6 korrik: çerekfinalet

9-10 korrik 2024: gjysmëfinalet

14 korrik 2024: Finalja e “Euro 2024”, “Olympiastadion” Berlin.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular