BallinaKryesoreKAS rrëzon grupimin e Berishës, regjistron PD-në e Bashës në zgjedhjet për...

KAS rrëzon grupimin e Berishës, regjistron PD-në e Bashës në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar grupimin e Berishës dhe ka regjistruar PD-në e Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit.

KAS mori vendimin pas shqyrtimit të kërkesës për regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, që do të mbahen më 24 Shtator 2023.

“Me shumicën e votave u vendos rrëzimi i kërkesës ankimore dhe lënien të fuq të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Ankimimi për vendimin mund të bëhet në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij vendimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular