Aleanca e re mes deputetit Gazmend Bardhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar zëra dhe zhvillime të reja në politikë.
Deputeti Ervin Salianji, ndërsa ka qenë i ftuar në një emision televiziv, është shprehur se 80% e ish-ministrave të qeverisë Berisha sot bashkëpunojnë me Edi Ramën.
“Ju thoni që meqenëse në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike s’ka ministra të korruptuar dhe të dënuar, kjo qenka disavantazh.
Kjo është avantazh se kanë bërë funksione publike. Ja po jua them edhe këtë se mbase nuk ua thotë ndonjë tjetër, unë po ta them drejtpërdrejt siç i kam thënë të gjitha.
80% e ish-ministrave të qeverisë së zotit Berisha në të kaluarën i ke sot në bashkëpunim me Edi Ramën dhe mos më bëj t’i marr me emra”, tha deputeti.