BallinaKronikeNdërtimet pa leje në Butrint, arrestohen dy zyrtarë të Zonave të Mbrojtura

Ndërtimet pa leje në Butrint, arrestohen dy zyrtarë të Zonave të Mbrojtura

Dy zyrtarë të zonave të mbrojtura janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë procedura penalisht në gjendje të lirë, pasi kanë shpërdoruar detyrën, për hedhjen e inerteve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

NJOFTIMI

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas, për shpërdorim të detyrës.

Procedohen penalisht 3 zyrtarë të tjerë, për të njëjtën vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bënë ndalimin e shtetasve:

-Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon  zonën e Butrintit;
-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
-N. H., 51 vjec, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);
-N. C., 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
-B. K., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

Këta shtetas nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe më parë, si dhe materialet shtesë, pas investigimit të gazetarëve të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, të punonjësve të administratës shtetërore dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe garanton qytetarët se është e vendosur për të reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm.

vijon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular