BallinaOP EDPerdorimi i kartes B2!

Perdorimi i kartes B2!

Nga Gezim Luca
Sapo mbaroi opinioni i news24 me te ftuar Gazment Bardhi. Po me nxirrnin syte gjak, por thashe me mire ta shohesh e degjosh vete, sesa te imagjinosh se c’mendon Gazi. U bene kohe qe analizohet e gjykohet kjo levizje e tij, ne media, portale, ne rrethe te ngushta e te gjera. Kur pata degjuar se ne “negociatat” e paautorizuara te Gazit me Paloken, i ishte premtuar se “Ai ishte figura perbashkuese e pasi te ikte Berisha, do ishte kryeministri i ardhshem i Shqiperise”, me erdhi keq dhe nuk besova se keto fabula i pelqejne kaq shume Gazit. Qenkam gabuar, sepse duke e pare e degjuar, ai ngrifet si gjel, ngren shishen e ujit si raki, e qesh me lot si delirant adoleshent. I jep vetes disa te drejta qe i kane udheheqesit e medhenj, flet ne emer te gjithe demokrateve, bile dhe opzitareve shqiptar, merr nisjativa personale dhe me forta eshte se nuk njeh asnje prej zhvillimeve te Partise Demokratike, ku ai akoma eshte Sekretar i Pergjithshem. Flet per vlera perbashkuese, bashkime te medha, por duhet se pari te tregoje: -Perse ishte nisjator per ndarjen e PD dhe cfare ka ndryshur nga 9 shtatori, nga 18 dhjetori e 6 janari 2022? Perse nuk beri organizimin e PD ne zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe kandidimin ne 61 bashki te kesaj partie? Perse zoti Gazi bashke me disa deputet pa integritet ( deputet liste) deshen te ndalonin organizimin dhe formatimin e Partise Demokratike qe te behej force opozitare e strukturuar? Kam nje lexim personal per gjithecfare ndodh. Se pari, llogari deputetlleku, pra interesa personale. Se dyti, B2! B1( Berisha) ne 2021 coji ne gjykate PD per ta marre me miting stadiumi PD, por meqe humbi PERDOR karten: -B2( Bardhi) ne 2023 do coje ne gjykate ose e ka cuar padi per te marre PD, (rast i humbur). Si demokrat i thjeshte i them Gazit & com, i keni bere hesapet brenda bunkerit, demokratet po ju njohin si une cdo dite e me shume. Pervec zgjatjes ne kohe do korrni vetem furtunen qe mbillni. Partia Demokratike e Shqipërisë ka kryetarin e saj Z. Lulzim Basha te zgjedhur nga antaresia, beri Kuvendin Kombetar dhe se shpejti gjithe kupolen drejtuese, ju zgjedhjen tuaj e keni vete ne dore, ose ne nje parti antikomuniste dhe properendimore, ose vazhdoni ne bunker, une kam deshire ta quaj ” kullen e ngujimit”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular