BallinaSportSylvinho në rrugën e De Biasit? Braziliani bën simbolin e shqiponjës para...

Sylvinho në rrugën e De Biasit? Braziliani bën simbolin e shqiponjës para ndeshjes me Çekinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet sot në Çeki, aty ku do të luajë dhe përballjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Euro2024.

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja, skuadra ka mbërritur në Pragë, ku në fakt i kanë pritur shumë tifozë shqiptarë, që nuk ngurojnë ta mbështesin ekipin në çdo moment.

E në fakt, ndryshe nga paraardhësi i tij, Edy Reja, trajneri brazilian Sylvinho shihet po ashtu me sy të mirë nga tifozët. Ai është shfaqur edhe më pranë kulturës shqiptare dhe duket se po ecën në hapat e italianit Gianni De Biasi, trajneri shumë i dashur për shqiptarët.

Një foto mjaft interesante po qarkullon në rrjet, teksa shihet tekniku Silvinho në Pragë, i cili është takuar me tifozët “kuqezi” dhe nuk ka hezituar të bëjë foto duke bërë me duar edhe shqiponjën, ndërsa pranë tij ndodhet tifozi me helmetën e Skëndërbeut.

Pamje këto që rrisin akoma edhe më shumë adrenalinën para kësaj ndeshjeje, tepër të vështirë për djemtë tanë. Besimi për një rezultat pozitiv tek ata që do të zbresin në fushë, stafi dhe tifozët nuk mungon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular