BallinaSportTifozët shqiptarë “pushtojnë” Pragën: Këtu do digjet nëse fitohet sonte

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Pragën: Këtu do digjet nëse fitohet sonte

tmosferë kuqezi në Pragë në prag të duelit me Republikën Çeke. Qindra tifozë kanë nisur të mblidhen tashmë në baret dhe restorantet e kryeqytetit çek, me numrin që rritet nga minuta në minutë.

Këngë shqiptare dhe kore festive kanë qenë kryefjalë e këtyre orëve, duke treguar entuziazmin që mbizotëron para një dueli vendimtar në rrugën drejt kualifikimit të Euro2024.

Gazetari i Tv Klan, Erjon Todhe, ka ndjekur hap pas hapi kombëtaren në rrugëtimin në Pragë. Ai mori edhe disa prononcime të tifozëve, që shprehen të sigurt për fitoren dhe kualifikimin në Europian

“Për Zotin na duket vetja sikur me ardh në Tiranë. Karikimi është 100%. Tifozët janë të karikuar nga dje. Ne dje kemi ardhur sikur me qenë në Tiranë. Pa pikë problemi. Entuziazmi 100%. Do Zoti, Praga, jo policia që të vijë, mund të marrë polici dhe nga shtete të tjera, këtu do digjet të fitohet sot. Kjo është ta garantoj unë, zjarr”, u shpreh një tifoz.

“Neve nga Austria po vijmë po ashtu. E ndjekim Shqipërinë gati çdo herë. Ku të jemi më afër e ndjekim. Do të ketë shanse të mira që Shqipëria të kualifikohet në europian e ardhshëm. Besimi krejt janë të mirë tani, por Broja na mungon, mirëpo shpresojmë tek lojtarët e tjerë më të rinj. Shprësoj me një fitore si këtu, si në shtëpi kundra Polonisë”, tha një tjetër.

“Gjakova e ka qytetin në Kosovë e Malësinë në Shqipëri kështu që jemi një. Jemi 1500  dhe me të dhëna jemi rreth 4 mijë shqiptarë në stadium. Sot 2 me 1 dhe kjo na hap rrugën për gjermani, kështu që shqiptarë, të lutem nisni të mblidhni pare se Gjermania po afron. 2024 erdhi, ne jemi në kampionat Europian, atë e kemi të sigurt. Jemi tejet optimistë”, tha një tifoz tjetër.

Rreth 4 mijë tifozë shqiptarë pritet të mbushin shkallët e stadiumit “Fortuna Arena” që ka një kapacitet prej mbi 19 mijë spektatorësh. Atmosfera në rrugët e qytetit është tejçuar edhe në kombëtaren shqiptare.

Trajneri Sylvinho ka një grup tepër në harmoni në dispozicion për këtë 90 minutësh që vlen shumë për vazhdimësinë në grupin E kualifikues. Braziliani duket se nuk do të eksperimentojë shumë me formacionin që do të hedhë në fushën e lojës. Gjasat janë që ai të konfirmojë lojtarët që luajtën në fitoren e fundit eliminatore ndaj Ishujve Faroe.

Ndeshjen do të keni mundësi ta ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan./tvklan.a

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular