Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka sqaruar rrethanat e përplasjes me Bashën në Kuvend, në momentin që kryetarja Lindita Nikolla anonçoi kryetarin e ri të grupit parlamentar të PD-së.
Badhi: Në fakt unë nuk dua të them se çfarë bisedash bëmë. Një skenë e tillë padyshim që nuk më bën krenar sepse unë nuk jam atje për të bërë debat me zotin Basha. Në nisje të seancës kemi patur një komunikim shumë normal. Jemi përshëndetur ashtu sikurse jam përshëndetur me çdo koleg deri në momentin që zona Nikolla lexoi njoftimin që kishte firmosur zoti Basha.
Duma: As Tabaku nuk dinte gjë…
Bardhi: Ne e dinim që shkresa kishte ardhur në Kuvend, sepse aq informacion në Kuvend e kemi. Por e pyet “ç’është kjo shkresë që ke firmosur?”, dhe me një qetësi absolute Basha i përgjigjet “nuk kam dijeni, nuk merrem unë me procedurat”. Ndërkohë që shkresën e kishte firmosur vetë.
Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit kishte fjalën unë nuk bëra asnjëlloj reagimi, por thjesht shtypa butonin për të kërkuar fjalën për procedurë. Në atë moment sigurisht që zoti Basha ka menduar se unë do ta kundërshtoja atë akt dhe më kthehet dhe më thotë “më lejo një këshillë. Ska nevojë të bësh debat dhe sherr. Çou merr fjalën si kryetar grupi parlamentar që je.”. Por këtë akt dhe këtë lloj sjellje pa iu dridhur qerpiku unë e konsiderova hipokrite. Pra na fut vetë në një situatë krejtësisht të pakëndshme për deputetët dhe grupin, dhe pasi ka bërë veprimin më kërkon që ta marrë unë fjalën si kryetar grupi ndërkohë që ka firmosur një shkresë që tregon se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD.