Greqia vijon të jetë e “mbërthyer” nga stuhia “Daniel”, e cila ka sjellë një situatë tejet të rënduar për jetën e qytetarëve në disa zona.
Sipas mediave të huaja, kjo situatë vjen pasi reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë bërë që disa qytete të zhyten nën ujë.
Fshatrat e Kardicës janë ato që kanë vuajtur pasojat më të mëdha të motit të keq, ku banesat janë të zhytura nën ujë.
Ujërat me baltë kanë mbuluar të gjitha shtëpitë e vendbanimit, nga të cilat nuk dallohet asgjë tjetër veç çatisë.
Kështu, kjo zonë e quajtur Metamorfosi duket më shumë si një liqen i madh sesa një zonë në të cilën njerëzit jetojnë njerëz.