Shqipëria luan sot një ndër ndeshjet më të rëndësishme për rrugëtimin në “EURO 2024”. Kuqezinjtë e Silvinjos do të sfidojë në transfertë Çekinë në orën 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”
Ata të cilët me zor po presin këtë duel padyshim janë tifozët shqiptarë që ndodhen në Pragë për të mbështetur Kombëtaren.
Një grup i madh tifozësh është mbledhur në qendër të Pragës pranë ambasadës shqiptare në Çeki duke kënduar këngë patriotike.
Për shkak të orëve të vona, policia çeke iu ka kërkuar ndërprerjen e këngëve fansave kuqezinj.