Foltorja ka sekretar të Përgjithshëm Nokën apo Bardhin?/ Mbledhja e 43 deputeteve, Hasa: Të ndajnë mendjen, janë me PD apo Berishën?

0
174

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se 43 deputetët e opozitës që morën pjesë në mbledhjen e përbashkët të së martës duhet të vendosin se kë do të mbështesin.

Sipas tij, momenti që u vendos për realizimin e takimit ishte i papritur.

“Këta njerëz duhet ta ndajnë njëherë e përgjithmonë mendjen, për mendimin tim, që kujt i qëndrojnë? I qëndrojnë disa vlerave për të cilat kanë folur, ia kanë shprehur shqiptarëve, ia kanë shprehur institucioneve të partisë së demokratëve, apo kanë ndryshuar qëndrim, sepse të bësh takime dhe të vazhdosh të lësh në ambiguitet qëndrimet e tuja, duke thënë që unë i bëj dhe unë i qëndroj qëndrimeve që kam pasur kjo gjë duhet ndarë. Te foltorja është Flamur Noka sekretar i përgjithshëm apo është Gazment Bardhi?” – tha Hasa.