BallinaAktualitet“Gërdecin e bënë serbët”, Fatmir Mediu në GJKKO: Të merren në pyetje...

“Gërdecin e bënë serbët”, Fatmir Mediu në GJKKO: Të merren në pyetje ish-ministra, zyrtarë të DASH dhe gjeneralë të NATO-s

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij për “Gërdecin” në këtë gjykatë.

Mes tyre, ai kërkon që të merren në pyetje zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Mes dëshmitarëve të kërkuar nga Mediu, janë: ish-zv.sekretari i mbrojtjes në DASH, ish-ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, katër gjeneralë të NATO, përfaqësues të SAC, si edhe ish-ministrat Pandeli Majko, Besnik Mustafai, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri.
Nga ana tjetër, pasi u njoh me kërkesën e avokatëve dhe pretendimin e prokurorëve për të vijuar gjyqin me procedurë të shkurtuar, gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit.

Në seancën e kaluar përmes avokatëve të tij Mediu kërkoi të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të  vijojë gjyqin me procedurë normale.

Në këtë gjykatë, ish-ministri përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet pasi Gjykata e Lartë kishte pushuar çështjen ndaj ish-ministrit.

Në vijimësi Mediu ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht.

Madje së fundmi, pretendoi se Gërdecin e bënë serbët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular