BallinaSportJasir Asani kryeson listën, zbuloni vlerësimet statistikore të lojtarëve të Kombëtares ndaj...

Jasir Asani kryeson listën, zbuloni vlerësimet statistikore të lojtarëve të Kombëtares ndaj Çekisë

spot_img

Pavarësisht se një ndeshje pa shumë shkëlqim, Shqipëria arriti të merrte një pikë të artë në transfertë ndaj Çekisë, me objektivin e vetëm, kualifikimin në Europianin e vitit 2024. Goli i Nedim Bajramit në barazimin 1-1 ndaj çekëve, i ka rritur ndjeshëm shanset e kuqezinjve për të synuar kualifikimin.

Për sa i përket vlerësimeve statistikore të lojtarëve të Shqipërisë në duelin ndaj Çekisë, lojtari më i vlerësuar sipas “Sofa Score” rezulton Jasir Asani, me notën 7.2, i ndjekur nga Ylber Ramadani me 7.1 teksa në vendin e tretë ndodhet portieri Berisha me notën 7. 

Fakti interesant është që si Asani ashtu dhe Ramadani në të kaluarën kanë qenë pjesë e Partizanit në elitën e futbollit shqiptar. Lojtarët më pak të vlerësuar për sa i përket statistikave rezultojnë Cikalleshi dhe Hysaj, respektivisht 6.3 dhe 6.4.  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular