BallinaAktualitetNis më 18 shtator Censi i Popullsisë: Gjobë kush nuk pranon të...

Nis më 18 shtator Censi i Popullsisë: Gjobë kush nuk pranon të përgjigjet

spot_img
spot_img

Studentë, ish-anketues, por dhe pensionistë do të trokasin në çdo shtëpi për regjistrimin e qytetarëve dhe të banesave, duke nisur nga data 18 shtator.

Rreth 7,500 persona do të angazhohen për një periudhë 6 javore të kryejnë regjistrimin e të dhënave të popullsisë në venin tonë nga INSTAT.

Censi i Popullsisë dhe Banesave po kryhet për herë të parë pas 12 vjetësh dhe do të përmbajë rreth 8 module dhe 100 pyetje, për banesën, familjen, vendbanimin e punësimin. Në fshat, njerëzit do të pyeten edhe për angazhimin e tyre në bujqësi e blegtori.

Për pjesën më të madhe të pyetjeve, përgjigjet janë të detyrueshme. Përjashtim përbëjnë tri pyetje që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën, të cilat janë konsideruar pyetje opsionale me deklarim të lirë. Censusi do të mbyllet me 28 tetor dhe të dhënat do të publikohen në qershor të vitit 2024.

Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta, do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular