Lukasz Skorupski, portieri që luan me Bologna-n në Serie A, në mungesë edhe të Szczęsny-t, nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Polonisë për kualifikueset e shtatorit për Euro2024.
Ai u justifikua se ka një shqetësim në kyçin e këmbës, dëmtim që, sipas tij, erdhi në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit. Por duket se arsyeja e vërtetë mund të jetë një përplasje e ndodhur në skuadrën e Polonisë që në Botërorin e Katarit.
Raportojhet për një mosmarrëveshje mes portierit dhe sulmuesit simbol të kombëtares polake, Robert Lewandowski. Marsin e kaluar, Skorupski, duke folur për një media polake, kishte zbuluar disa debate të ndodhura në dhomën e zhveshjes, në lidhje me ndarjen e shpërblimit për arritjen në fazën e 16-të në Kupën e Botës.
Skuadrës iu dha një premio prej 6 milionë euro, por sipas rrëfimit të Skorupskit, në vend që të festonte kualifikimin, ekipi i Polonisë po nxitonte për mënyrën e ndarjes së çmimit, gjë që megjithatë nuk u diskutua.
Më vonë Leëandoëski akuzoi portierin e Bologna-s se kishte thënë gjëra të pavërteta. Tashmë në Poloni mendojnë se Skorupski nuk është bashkuar me ekipin jo prej problemeve fizike, por sepse ka frikë të përballet me Lewandowskin.