BallinaAktualitetYlli Manjani revoltohet me Wizzair: Kurrë më, me këtë kompani! Shërbim çnjerëzor,...

Ylli Manjani revoltohet me Wizzair: Kurrë më, me këtë kompani! Shërbim çnjerëzor, palaço të papërgjegjshëm!

spot_img
spot_img

Ylli Manjani ka denoncuar kompaninë Wizzair.
“Wizzair? Never ever again!
Kurrë më! Asnjëherë!
Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen ç’njerzisht kjo është e papranueshme!

Pasi kishin anoncuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te gate, diku rreth orës 12:00 të natës avioni imbarkohet, por nuk niset megjithse me pasagjerë në bord.

Për më shumë se 2 orë kështu… Tmerr. As në qiell e as në tokë. Pengmarrje.????

Pas 2 orë e kacafiu kujtohen të thonë se avioni nuk niset. Pasagjerët dalin nga avioni, rihyjnë në aeroport dhe lihen aty praktikisht në mes të katër rrugëve. Asnjë mundësi akomodimi!!!

Nuk dihet do niset apo jo sot një avion tjetër!!!

Kjo i ka ndodhur familjes time mbrëmë.

Disa muaj më parë na ndodhi thuajse e njëjta gjë në linjën Eindhoven-Tiranë…

Asnjë mirkuptim nuk mund të tregoj ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim ç’njerzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera por na kanë trajtuar njerëzisht.

Wizzair jo!

E sigurtë është që nuk do ti blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!

Ptu”, shkruan Manjani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular