BallinaKryesoreHISTORIKE! Gjermania fiton Botërorin e basketbollit për herë të parë, mund Serbinë...

HISTORIKE! Gjermania fiton Botërorin e basketbollit për herë të parë, mund Serbinë në finale

Skuadra e Gjermanisë në basketboll ka hyrë në histori, duke fituar për herë të parë Kupën e Botës. Gjermanët kanë mundur në finale Serbinë me rezultatin 83-77, duke u bërë në këtë mënyrë kampionët e botës. Ndeshja nuk nisi mirë për gjermanët, që e patën veten duke humbur në çerekun e parë me rezultatin 23-26, por më pas ditën të rikuperonin gjithçka dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 47-47. Deri në fund të ndeshjes, 15 herë ka ndryshuar rezultati për sa i përket kryesuesit, teksa në fund, gjermanët arritën të bënin hapin vendimtar për t’u shkëputur me 6 pikë. Pas kësaj finaleje, të dyja skuadrat kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024, me gjermanët si fitues të Botërorit dhe Serbinë si finaliste. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular