BallinaSportLIVE/ Festë e madhe në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkon Poloninë me një...

LIVE/ Festë e madhe në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkon Poloninë me një perlë të Asanit (VIDEO)

Shqipëria 1-0 Polonia (Kualifikuese Euro 2024, Air Albania)

Shqipëria kërkon një rezultat pozitiv ndaj Polonisë në orën 20.45. Për takimin kualifikues të Euro 2024 që po të luhet në “Air Albania” trajnerët Sylvinho dhe homologu Fernando Santos kanë shuar të gjitha dyshimet, duke vendosur kështu për titullarët.

Numri një i pankinës së kombëtares tonë, Sylvinho si zakonisht i ka qëndruar besnik filozofisë së tij të futbollit, duke luajtur me më të mirët në dispozicion. Vihet re se “timonieri” ka rikthyer si titullarë Strakoshën dhe Uzunin (Në ndeshjen e kaluar luajtën Berisha dhe Seferi).

Te Polonia nuk mungon në sulm ylli Robert Lewandowski, ndërkohë që s’mund të lihet pa përmendur mesfushori Zielinski. Tekniku i polakëve, Santos ka preferuar një miks në formacion, mes lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve.Takimi gjykohet nga arbitri spanjoll Jose Sanchez.

 

 

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Polonia: Szczesny, Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash, Zielinski, Kiwior, Szymanski, Krychowiak, Lewandoski, Bereszynski. Trajner: Santos

Minutë pas minute:

38- GOOL. Jasir Asani zhbllokon ndeshjen me një gol fantastik nga distanca. Festë e madhe në “Air Albania”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular