Numërimi ka nisur mbrapsht dhe më pak se 3 orë na ndajnë nga supersfida Shqipëri-Poloni e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”
Tifozët kanë dalë në rrugët e Tiranës teksa po presin nisjen e këtij dueli. “PanoramaSport” ka arritur të sigurojë pamje të “plisave” të cilët janë shfaqur me flamurë dhe birra nëpër duar. Nga ana tjetër kuqezinjtë ia kanë marrë këngës së famshme e cila bë hit gjatë kësaj vere, “Freed from desire”. (SHIH VIDEON)
Të gjithë kanë besim të madh tek Kombëtarja kuqezi dhe shppresojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt “EURO 2024”.